Logging In

Për të hyrë me identifikim në sitin e Eventeve JW, kliko në menu mbi linkun HYR ME IDENTIFIKIM. Përdor një ndër metodat e mëposhtme të verifikimit:

Hyrja me identifikim si delegat

Kur një përdorues ka hyrë me identifikim, ai ose ajo mund të zgjedhë të identifikohet si Delegat ose si Lajmëtar Vendës që do të shërbejë si vullnetar për kongresin.

Për të përmbyllur procesin e verifikimit si delegat, përdoruesi duhet të shkruajë ID-në e grupit që i është caktuar. Delegatët inkurajohen të pyesin sekretarin e kongregacionit për ndihmë.

Hyrja në llogari si lajmëtar vendës

Për të përmbyllur procesin e verifikimit, lajmëtari vendës që ka dalë vullnetar për kongresin e vet, duhet të zgjedhë qytetin ku mbahet kongresi nga lista në dispozicion.

Pas kësaj ai ose ajo do të përzgjedhë kongregacionin ku bën pjesë. Dy persona kontakti nga ky kongregacion ( zakonisht koordinatori i trupit të pleqve dhe sekretari i kongregacionit) njoftohen me email, dhe ata duhet të konfirmojnë identitetitin e lajmëtarit dhe të miratojnë aplikimin para se t'i dërgohet Komitetit të Mikpritjes.

SHËNIM: Edhe pse vullnetarët mund të hyjnë me identifikim dhe të plotësojnë kërkesën e tyre me të gjitha metodat e hyrjes me identifikim, vetëm ata që kanë hyrë me identifikim me anë të ofruesve të shërbimit apo me anë të verifikimit me dy faktorë, më vonë mund të kenë të drejtë hyrjeje tek të dhënat e delegatëve, me qëllim mbrojtjen e sigurisë. Prandaj inkurajojini vullnetarët të përdorin ofruesit e shërbimit ose verifikimin me dy faktorë në vend të verifikimit të fjalëkalimit.